Hapja e bazës ajrore në Kuçovë, Bazo: Momenti kulmor i bashkëpunimit të Shqipërisë me NATO-n

Baza ajrore e Kuçovës, e cila u funksionalizua falë investimit të NATO-s dhe Shqipërisë me një vlerë prej mbi 50 milionë eurosh do t’i shërbejë Forcave të Armatosura për tu përmirësuar përmes trajnimit të kapaciteteve.

Për ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Jeronim Bazo, kjo bazë do i rikthehet avionëve me kahë fiks.

Duke qenë një bazë e tillë bashkëpunimi, kjo do ofrojë një trajnim më të mirë, paketë të plotë të trajnimit bashkë me aleatët. Do shërbejë për të trajnuar dhe brezat që vijnë dhe për të rindërtuar, rivitalizuar, që Forca e Armatosur e Republikës së Shqipërisë t’i kthehet avionëve me krahë fiks,“ tha ai.

Bazo rikujton se, hapja e bazës vjen në një moment, kur Shqipëria për pak javë feston 15 vjetori e anëtarësimit në NATO.

Është pikë kulmore e bashkëpunimit të Shqipërisë me NATO-n. Është arritje e shënuar për Forcat e Armatosura dhe mbarë vendin,“ deklaroi Bazo.

Rindërtimi për bazën ajrore të Kuçovës nisi në janar të vitit 2022 ndërsa u ndërtua me punë vullnetare në vitet 1950. Vendimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore u njoftua në verë të 2018-s.  

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.