Hapja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, Wisner: Gur kilometrik për Shqipërinë, së bashku jemi më të fortë
I Ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane David Wisner në fjalën e tij në ceremoninë për hapjen e bazës ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë deklaroi se përurimi i kësaj baze është gur kilometrik në përkushtimin e Shqipërisë ndaj parimeve të Aleancës.
“Përgëzoj Shqipërinë në përurimin e bazës së parë ajrore të NATO në Ballkanin Perëndimor. Ky është një gur kilometrik në përkushtimin e Shqipërisë ndaj parimeve të NATO-s, të mbrojtjes së paqes, lirisë e demokracisë”, tha Wisner, teksa shtoi se vetëm të bashkuart do jenë më të fortë.
“NATO qëndron si aleanca më e qëndrueshme në histori. Sot para sfidave të mëdha, NATO është më e fortë, më e madhe, me burime më të mira, që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. NATO është rritur si simbol i angazhimit tonë, solidaritetit të Shqipërisë me anëtarët e NATO-.s Përgëzoj dëshirën e Shqipërinë për të zgjeruar më tej bashkëpunimin me NATO-n, për përmbushjen e angazhimeve të NATO-s. Teksa shtojmë para drejt samitit të NATO-s në Uashington, ne qëndrojmë së bashku, më të bashkuar e më të fortë”, tha ai.