Hapja e grup-kapitullit të negociatave, Tabaku: Shqipëria ka nevojë për të punuar në disa fusha

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar mbi hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në një deklaratë për media, Tabaku u shpreh se Shqipëria ka nevojë për të ndryshuar dhe për të punuar në disa fusha, sikurse janë reforma për plotësimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e ardhshme, lufta ndaj korrupsionit, angazhimi real për përmbushjen e reformave, respektimi dhe zbatimi i vendimeve të Kushtetueses.

Dy javë më parë në hartimin e ROADMAP-it ne ngritëm disa shqetësime, po njëkohësisht dhe në pozicionet negociuese. Së pari kemi mungesë e theksuar angazhimi real për përmbushjen e reformave që janë qendra kryesore dhe këtu bëhet fjalë për reforma për plotësimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e ardhshme që qeveria shqiptare i ka shtyrë për t’i zbatuar ato në vitin 2026 pas zgjedhjeve të 2025-ës. Për ne ishte e pakuptimtë që reforma zgjedhore të shtyhej. Dhe së dyti, respektimi dhe zbatimi i vendimeve të Kushtetueses. kemi dy standarde për zbatimin e rregullave të BE dhe Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, këtu lidhet me konkurrencën e padrejtë, dhënien e kontratave, luftën ndaj korrupsionit”, deklaroi Tabaku.

Deputetja u shpreh më tej se dokumenti që ka shkuar në Bruksel, nuk është konsultuar me shoqërinë civile.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.