Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi pas mbylljes së Konferencës Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, se hapja e negociatave për grupkapitullin (Cluster) 6, ka një veçanti dhe përçon një sinjal gjeostrategjik.
Në një konferencë të përbashkët në Bruksel, në krah të kryeministrit Rama, Komisionerja për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë në BE, Marta Kos, deklaroi se hapja e grupkapitullit të 6-të, shënon një gurr kilometrik për anëtarësimin në BE.
Kjo ndodh në ditën e 17 të mandatit tim tha ajo, duke shtuar se, këto lidhet me marrëdhëniet me jashtë, është një sinjal gjeopolitik për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor.
“Sot, në kontekstin ndërkombëtar hapja e negociatave për grupkapitullin 6, ka një veçanti dhe përçon një sinjal gjeostrategjik dhe është një njohje e qartë e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE-së si një partner i qëndrueshëm dhe i vlefshëm”, theksoi zyrtarja evropiane e zgjerimit.
Ajo sqaroi më herët se një progres i madh po bëhet në aspektin e zgjerimit të Unionit.
Gjatë konferencës për median, Kos nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së të gjitha grupeve të interesit, përfshirë qeverinë, Parlamentin dhe shoqërinë civile, për të siguruar një konsensus të gjerë kombëtar.
“Kam besim në vendosmërinë Shqipërisë për të punuar fortë për këto negociata dhe mbështetëm te ju që të jeni të përkushtuar për të gjitha reformat për këtë proces dhe duke parë konsensus kombëtare dukë përfshirë jo vetëm qeverinë, Parlamentin, por edhe shoqërinë civile, çdo individ dhe çdo qetet. Negociatat janë siç ju e thatë, një proces që do ketë një impakt pozitive për shoqërinë dhe ekonominë duke sjellë përfitime për ta”, theksoi ajo.
Tifozët e Trabzonsporit kanë vendosur një rekord të ri në UEFA Youth League. 40,368 tifozë…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë me dije se më…
Shqipëria është bërë vendi i 99-të që i bashkohet Drejtorisë së Çelësave Publikë (PKD) të…
Ka nisur faza e dytë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, një nga…
Nga investimi më i ri që ka nisur në Shkodër, kryebashkiaku Benet Beci i ka…
Barazimi i arritur në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, midis Vllaznisë dhe…
This website uses cookies.