Hapja e kanaleve kulluese/Kryeplaku, Proçes i rendësishëm për kullimin e tokave
Bashkia Shkodër ka nisur punën në fshatin Mushan për pastrimin e kanaleve kulluese. Sipas kryeplakut Gëzim Metalaj çelja e këtyre kanaleve do të ndikojë në kullimin e tokave, ndërkohë që përmbytjet sipas tij mund të jenë vetëm nga hapja e digave në rast reshjesh intensive. Por banorët nuk kanë të njejtin mendim me çeljen e kanaleve, pasi sipas tyre mesi i muajit nëntor është i vonuar në këtë proces dhe frika nga përmbytjet është prezente. Janë 3 km kanale që po hapen në fshatin Mushan. Sipas Bashkisë Shkodër puna do të vijojë edhe në fshatra të tjerë për pastrimin e kanaleve kulluese të dyta dhe të treta si dhe në të gjithë territorin. Hapja e kanaleve në zona si Dajçi, janë një proces që ndikon edhe në përballimin e situatës së përmbytjeve, nëse do të shfaqen. Nga ana tjetër, puna që po bëhet, ndihmon edhe bujqit që shfrytëzojnë tokën e tyre për prodhime bujqësore!