Hapja e kapitujve të parë- KE konfirmon procesin, por heq afatin
Komisioni Europian i mbetet kërkesës për hapjen e kapitujve të parë të bisedimeve me Shqipërinë. Pyetur nga Televizioni Publik se si e konsideron mungesën e përgjigjes së Këshillit Europian ndaj propozimit për Shqipërinë, zëdhënësja e komisionit Ana Pisonero shkruan se ak“Komisioni pret me padurim të hapë bisedimet për Grupkapitullin e parë sa më shpejt të jetë e mundur”.
Odiseja shqiptare në institucionet europiane, është zgjatur këtë herë me veto greke, që, edhe pse nuk u deklarua publikisht nga Micotaqis përpara Këshillit europian, bëri që të humbë nga konkluzionet e tij, të cilat duhet të kthenin përgjigje jo thjesht për Shqipërinë, por për Komisionin Europian.
Ishte pikërisht ky që e kishte konsideruar dhjetorin si afati i objektivit politik për hapjen e grupkapitujve te parë, me një pritmëri të paralajmëruar nga udhëheqësit e mëdhenj europianë se e mbështesnin pa rezerva.
“Komisioni europian pret me padurim ndjekjen e shpejtë dhe vendimtare të raportit të shqyrtimit mbi Grupkapitullin e pare duke përfshirë udhërrëfyesin e vendit në përputhje me kornizën negociuese, me synim për hapjen e grupit të parë deri në fund të këtij viti”.
Pas Samitit të liderëve të dhjetorit që duhet të kishte kthyer përgjigje për këtë objektiv të Komisionit Europian, kur vetë ky i fundit e ka humbur këtë objektiv, pyetja që ngrihet u kthehet pikërisht institucioneve europiane. Mbi çfarë procedure duhet të ndërtojë pritshmëritë Shqipëria që të strukturojë anëtarësimin?