Lajme

Hapja e negociatave për grupkapitujt, Rama: Arritjet e Shqipërisë morën vlerësimin e duhur

Kryeministri Edi Rama ka shprehur vlerësimet dhe krenarinë për hapjen e negociatave për grupkapitujt themelorë me BE-në.

Rama e ka cilësuar mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare Shqipëri-BE si një vlerësim të arritjeve të vendit, që në fund morën meritat e duhura.

“Mirëmëngjesi dhe me krenarinë e një dite të paharrueshme, ku Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar, me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve, të cilat morën të gjithë vlerësimin e merituar më në fund, si edhe me bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel, ju uroj të gjithëve një ditë të re të gëzuar”, shkruan Rama në facebook.

Më 15 tetor në Luksemburg u mbajt takimi i dytë i Konferencës së Aderimit me Shqipërinë në BE në nivel ministror. Rama e shikon këtë si një hap historik për vendin, por edhe mjaft inkurajues për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Takimi shërbeu për hapjen e negociatave me Shqipërinë për Grupkapitullin “Themeloret, përfshirë fushat e mëposhtme dhe kapitujt e negociatave: Funksionimi i institucioneve demokratike, Reforma e administratës publike, Gjyqësori dhe të drejtat themelore, Drejtësia, liria dhe siguria, Kriteret ekonomike, Prokurimi publik, Statistikat dhe Kontrolli financiar.

RTSH Shkodra

Recent Posts

A do futen drejtuesit e qarqeve në primare? Berisha: Do vendosë Këshilli Kombëtar, unë nuk ndikoj

E diela ishte afati i fundit i depozitimit të dorëheqjeve të Kryetarëve të degëve të…

50 seconds ago

Lezha pa shërbim mjeko-ligjor, qytetarët prej dy vitesh duhet të udhëtojnë drejt Tiranës

Kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore është kthyer në sfidë për banorët e qarkut të Lezhës. Prej…

4 minutes ago

Panairi i studentëve të Fakultetit Ekonomik – Mundësi e mirë bashkëpunimi me biznesin dhe promovimin e produkteve

Panairi “Do Great Things”(bëj gjëra të mëdha) që zhvillohet për të pestin vit më radhë…

6 minutes ago

Proda: Drejtoria e Policisë Rrugore duhet të jetë në detyrë, jo të komandojë nga zyrat

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda në fjalën e tij gjatë analizës…

9 minutes ago

PD Shkodër: Presione mbi administratën – Zgjedhjet e 11 majit, kryetarja Eliona Shkreli i bën thirrje të denoncojnë shantazhet

Partia Demokratike e Shkodrës ka denoncuar në një konferencë për shtyp, presionet që sipas saj,…

15 minutes ago

Kisha orthodhokse  për kryepeshkopin Janullatos / At Nikolla Petani: 1 muaj më parë miratoi rikonstruksionin e kishës në Shkodër

Njohjen me Kryepeshkopin, at Nikolla e ka të hershme, që në moshën  9 –vjeçare. Në…

21 minutes ago

This website uses cookies.