Hapja shtetërore e parlamentit të ri britanik, Mbreti Charles III zbulon axhendën qeverisëse të Keir Starmer

Qeveria e re laburiste e Britanisë premtoi t’i japë fund një “epoke të politikës vetëm si shfaqje” në fjalimin ceremonial të Mbretit, duke zbuluar një axhendë gjithëpërfshirëse që synon ndërtimin e shtëpive, luftimin e krimit dhe migracionit ilegal.
Në një ngjarje madhështore që bashkon spektaklin mbretëror të Britanisë dhe klasën politike, Mbreti Charles III hapi zyrtarisht një parlament të ri duke lexuar planet e kryeministrit të tij të ri, Keir Starmer, i cili korri një fitore dërrmuese në zgjedhje.
Qeveria përcaktoi synimet për të “modernizuar” sistemin e azilit dhe imigracionit, si dhe heqjen e përjashtimit nga TVSH për tarifat e shkollave private
Starmer bëri gjithashtu premtime të reja për të trajtuar emigracionin e paligjshëm dhe më gjerësisht sulmoi qeveritë konservatore që kishin sunduar Britaninë që nga viti 2010.
“Epoka e politikës si performanca dhe interesi vetjak mbi shërbimin ka mbaruar,” deklaroi Starmer në një hyrje të axhendës, e cila përfshin 40 projektligje të reja që qeveria e tij do të kërkojë të miratojë.
“Lufta për besim është beteja që përcakton epokën tonë politike”, shtoi ai.
Deputetët do të mblidhen për seancën e parë të Parlamentit të ri për të debatuar mbi përmbajtjen e fjalimit të mbretit./ Skynews