Categories: BotaLajme

Hapja shtetërore e parlamentit të ri britanik, Mbreti Charles III zbulon axhendën qeverisëse të Keir Starmer

Qeveria e re laburiste e Britanisë premtoi t’i japë fund një “epoke të politikës vetëm si shfaqje” në fjalimin ceremonial të Mbretit, duke zbuluar një axhendë gjithëpërfshirëse që synon ndërtimin e shtëpive, luftimin e krimit dhe migracionit ilegal.

Në një ngjarje madhështore që bashkon spektaklin mbretëror të Britanisë dhe klasën politike, Mbreti Charles III hapi zyrtarisht një parlament të ri duke lexuar planet e kryeministrit të tij të ri, Keir Starmer, i cili korri një fitore dërrmuese në zgjedhje.

Qeveria përcaktoi synimet për të “modernizuar” sistemin e azilit dhe imigracionit, si dhe heqjen e përjashtimit nga TVSH për tarifat e shkollave private

Starmer bëri gjithashtu premtime të reja për të trajtuar emigracionin e paligjshëm dhe më gjerësisht sulmoi qeveritë konservatore që kishin sunduar Britaninë që nga viti 2010.

Epoka e politikës si performanca dhe interesi vetjak mbi shërbimin ka mbaruar,” deklaroi Starmer në një hyrje të axhendës, e cila përfshin 40 projektligje të reja që qeveria e tij do të kërkojë të miratojë.

“Lufta për besim është beteja që përcakton epokën tonë politike”, shtoi ai.

Deputetët do të mblidhen për seancën e parë të Parlamentit të ri për të debatuar mbi përmbajtjen e fjalimit të mbretit./ Skynews

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

15 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

15 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

15 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

15 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

15 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

16 hours ago

This website uses cookies.