Categories: LajmeRajoni

Haradinaj në Pentagon: Kosova dhe ushtria e saj është gati të jetë anëtare krah NATO-s

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ndodhur në një vizitë pune në SHBA ka zhvilluar një takim në Pentagon ku është pritur nga drejtori kryesor për Evropë dhe Politikat e NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes, Alton Buland.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj shkruan se gjatë takimit me Buland, ai falënderoi ushtrinë dhe qeverinë amerikane për 25 vite në mbështetje të popullit të Kosovës dhe institucioneve të saj, në veçanti në ndihmën që i kanë dhënë forcimit të Ushtrisë së Kosovës.

Gjithashtu gjatë takimit të zhvilluar, sikurse mësohet Haradinaj ka kërkuar që në rrafshin e bashkëpunimit Kosovë-SHBA të ngrihet dialogu strategjik për çështje bilaterale mes dy vendeve, në të njëjtën kohë të ndodh anëtarësimi i Kosovës në NATO.

Gjatë takimit me z. Buland kërkova që në rrafshin e bashkëpunimit Kosovë-SHBA të ngrihet dialogu strategjik për çështje bilaterale mes dy vendeve, në të njëjtën kohë të ndodh anëtarësimi i Kosovës në NATO. Tash që jemi 25 vjet pas intervenimit të kësaj organizate të rëndësishme, ky do të ishte hapi i duhur i cili e ndihmon edhe sigurinë e brendshme, njëkohësisht stabilitetin dhe sigurinë rajonale,” shkruan kreu i AAK-së.

Sakaq ai ka garantuar se “Kosova dhe Ushtria e saj është gati të jetë anëtare në krah me Amerikën dhe shtetet tjera që janë pjesë përbërëse e Aleancës Veri-Atlantike të NATO-s”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Punimet në Rrugën e Komanit, Rama: Do i jap një hov të ri turizmit

Rruga e Komanit është kantieri më i ri i hapur në bashkinë e Vaut të…

5 minutes ago

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, sot në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, pritet të mbërrijë në vendin…

7 minutes ago

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, 26 parti dorëzojnë kërkesën për t’u regjistruar

Dy ditë para përfundimit të afatit, 26 parti politike kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të…

8 minutes ago

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

This website uses cookies.