Harmonia Fetare/Shqipëria, një shembull i bashkëjetesës ndërfetare

harmonia fetare
Nëntori është një muaj i rëndësishëm për komunitetet fetare pasi me 4 nëntor 1990 u zhvillua mesha e parë në varrezat katolike të Rrmajit, më pas me 11 nëntor një meshë masive dhe më 16 nëntor u zhvillua falja e parë në xhaminë e Plumbit duke i hapur rrugë rikthimit të fesë dhe lirisë për shqiptarët pas qëndrimit për 45 vite nën sundimin e diktaturës komuniste.
Ndërsa toleranca dhe harmonia fetare mbetet ndër vlerat më të mëdha të Shqipërisë.Në kuadër të këtyre ditëve historike pak ditë më parë u zhvilluan edhe takime mes klerit ku ndanë bashkërisht biseda të dobishme rreth besimit, trashëgimisë kulturore, historisë dhe vlerave të lirisë dhe diversitetit.
Këto takime mbeten dëshmi e forcimit të mëtejshëm të frymës së harmonisë në mesin e komuniteteve fetare dhe garanci e ruajtjes së traditave