Harris i drejtohet sot amerikanëve, Richmond: Zëri juaj do dëgjohet, numërimi ende s’ka përfunduar
Bashkëkryetari i fushatës së Kamala Harris, Cedric Richmond ka deklaruar se votimi ende nuk ka përfunduar dhe se zv.presidentja do i drejtohet këtë të mërkurë qytetarëve amerikanë.
Ai garantoi se çdo votë do të numërohet dhe çdo zë do të dëgjohet, ndërsa shprehu bindjen në fitoren e demokratëve.
“Kemi ende vota për të numëruar. Kemi ende shtete për të marrë, do punojmë gjatë natës për tu siguruar se çdo votë do të numërohet, çdo zë do të dëgjohet.
Zv.presidentja nuk do të flasë sot, por do të dëgjoni nga ajo nesër. Ajo do të kthehet këtu nesër. Ne besojmë te ju, Zoti ju bekoftë”, deklaroi ai.
Deklarata e shkurtër e Richmond vjen në një moment kur numërimi i votave ende vijon, ndërsa deri në këto momente republikani Donald Tramp ka kryesuar në shumicën e shteteve.