Categories: BotaLajme

Harris mbështetet nga delegatët demokratë për t’u bërë kandidate për presidente

Nën presidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, siguroi mbështetje të mjaftueshme në mesin e delegatëve të Partisë Demokratike, për t’u bërë kandidate për presidente.

Një sondazh i agjencisë Associated Press, nxori në pah se Harris ka mbështetjen e më shumë se 1.976 delegatëve të nevojshëm, për të fituar nominimin. Votimi do të zhvillohet nga data 1 deri më 7 gusht.

Delegatët janë njerëzit që zgjidhen për të përfaqësuar zonën e tyre zgjedhore në Konventën Kombëtare Demokratike, ku, formalisht, shpallet kandidati për president.

Kjo konventë do t’i nisë punimet më 19 gusht dhe do t’i përfundojë në datën 22. Presidenti Joe Biden i dha mbështetje Harrisit për të garuar për presidente, pasi vetë ai u tërhoq nga gara për rizgjedhje në zgjedhjet e nëntorit.

Biden mori vendimin më 21 korrik, pas shqetësimeve në rritje për moshën dhe shëndetin e tij, por u zotua se do të mbetet në detyrë deri në përfundimin e mandatit presidencial, më 20 janar të vitit 2025.

Harris, 59 vjeçe, tha se do t’i ndjekë disa politika nëse zgjidhet presidente, përfshirë nënshkrimin e ligjeve për të mbrojtur të drejtat e abortit dhe ndalimin e pushkëve të sulmit citon REL.

Ajo tha se rindërtimin e klasës së mesme do ta nxjerrë në fokus të presidencës së saj. Harris, gjithashtu, vuri në dukje arritjet e presidentit Biden, duke thënë se shërbimi i saj si zëvendëse e tij ka qenë “një nga nderet më të mëdha të jetës sime. Unë e dua Joe Bidenin dhe e di që të gjithë e duam”, tha Harris.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

12 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

12 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

12 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

12 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

12 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

12 hours ago

This website uses cookies.