Harris Murana flet për “2 prill 1991”/Ish- kryetari i shoqatës shpjegon dorëheqjen, mesazhe për politikën shqiptare

Harris Murana ka qenë sot në Shkodër jo si ish- kryetar i shoqatës “2 Prill 1991” por edhe si një nga të plagosurit e asaj dite. 24 orë më parë ai njoftoi dorëheqjen nga drejtimi i kësaj shoqate, ndërsa sot shpjegon në mënyrë diplomatike arsyen…Nuk kam marrë pjesë tek asnjëra ceremoni por edhe kam marrë pjesë në dy ceremonitë e organizuara sot për 2 prillin thotë Murana për RTSH Shkodra, ndërsa është i shoqëruar edhe nga Ardian Elezi i Grupimit “Dhjetor 90”…Vendosja e kurorave nga kryebashkiaku Benet Beci, vlerësohet pozitivisht nga Murana por edhe Elezi, si nderim për martirët që janë përtej partive politike.Data si 13 janari, 13 dhjetori dhe 2 prilli, janë më lart se partitë politike, thotë Harris Murana, një nga rreth 100 të plagosurit e 2 prill 1991 në Shkodër.