“Harrohet” By-Passi i Shkodrës/Vijon dëmtimi dhe ndotja e këtij segmenti rrugor

Mirëmbatja e By-Pass-it të Shkodrës mungon prej shumë kohësh.
Në këtë segment rrugor mungojnë elmentet e sigurisë siç janë parmakët anësorë gjithashtu vërehet që edhe tabelat e sinjalistikës janë të dëmtuara ndërkohë kjo rrugë po ndotet edhe nga pa pastërtitë. Ky investim i rëndësishëm, i cili përfundoi rreth tre vite më parë, u ndërtua me qëllim parandalimin nga përmbytjet e qytetit të Shkodrës dhe shmangien e trafikut në qytet sidomos gjatë muajve të verës, kur rritet numri i automjeteve për shkak të turistëve.Ndërsa tre vite nga inagurimi i kësaj vepre dëmet e shkaktuara nga përsona të pa përgjegjshëm janë evidente në këtë segment rrugor dhe deri tani nuk është marrë asnjë masë për frenimin e këtij fenomeni.