Lajme

Harta e shtigjeve turistike – Inventarizohen rrugët, detyra edhe për turistët

Shqipëria bëhet gati për të inventarizuar shtigjet turistike në mënyrë që t’u vijë në ndihmë jo vetëm të apasionuarve për udhëtimet në natyrë, por edhe për të shmangur rreziqet që mund të ndodhin në zona të thella natyrore.

Me urdhër të ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro është hartuar rregullorja e re për standardizimin dhe administrimin e shtigjeve turistike, e cila përfshin si autoritete mbikqyrëse jo vetëm Ministrinë në Tiranë, por edhe bashkitë, Federatën Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor dhe Agjensinë për Zonat e Mbrojtura.

Deri më sot Shqipëria nuk ka asnjë Rregjister Kombëtar Shtigjesh dhe krijimi i një platforme të tillë informuese krijon kushtet për të mbrojtur natyrën, për të promovuar rekreacionin në natyrë, turizmin rural dhe atë të aventurës, mbi të gjitha për të garantuar sigurinë e vizitorëve të shtigjeve dhe ruajtjen e mjedisit e florës dhe faunës së këtyre zonave.

Harta e re e shtigjeve do të krijojë të dhëna që do të shënohen në tabela publike ku përshkruhet që nga shtegu i lehtë e deri tek shtigjet malore të vështira.

Përveç të dhënave për zonat natyrore për herë të parë rregullorja e re përfshin edhe këshilla dhe detyra për turistët apo të apasionuarit e ecjes në natyrë. Kushdo që do të ndërmarrë një udhëtim të tillë duhet të përgatitet për kushtet e udhëtimit, të hedhë mbeturinat në vendet e përcaktuara dhe nëse nuk ka të tilla, mbetjet duhet t’i marrë me vete.

Turistët duhet të kujdesen që të lënë gjithçka siç e gjejnë, të reduktojnë sa më shumë përdorimin e zjarreve, të respektojnë mjedisin, kafshët dhe bimët, të respektojnë vizitorët e tjerë, të mos bëjnë zhurmë, të veshin këpucë dhe veshje të përshtatshme për kushtet e shtegut, të marrin me vete mjaftueshëm ujë dhe ushqime, të mos largohen nga shtegu në zona që nuk i njohin, të sigurohen që të kenë kohë të mjaftueshme për  ta përfunduar ecjen pa rënë muzgu dhe dy këshillat e fundit, të informojnë gjithmonë dikë për planet e tyre dhe te sigurohen që telefoni i tyre të ketë sinjal dhe mjaftueshëm bateri.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

42 minutes ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

1 hour ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

1 hour ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

1 hour ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

1 hour ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

1 hour ago

This website uses cookies.