Hartimi i planit të mobilitetit, trafiku shqetësim kryesor i qytetarëve

Bashkia Shkodër ka organizuar seminarin e tretë për hartimin e planit të mobilitetit të qëndrueshëm urban për qytetin e Shkodrës.

Ky është takimi i tretë që ne zhvillojmë, për të ndërtuar së bashku planin e mobilitetit. Ne patëm mundësi të njihemi me qytetin, kemi takuar aktorët në Velipojë, ndërkohë që sot do të diskutojmë për zgjidhjet. Ne kemi bërë sygjerimet tona ndërkohë që sot ne do të shkëmbejmë idetë për të gjetur më të mirën e mundshme. Ky nuk është takimi përfundimtar, por do të na shërbejë të hedhim hapat konkret për planin e mobilitetit të Shkodrës. Besoj që deri në muajin Maj ne do të kemi gati planin që do të diskutojmë sërish së bashku për të vijuar më pas me procesin e miratimit të tij”, u shpreh eksperti Cosimo Chiffi

Në takimin e tretë të organizuar për planin e mobilitetit në Shkodër, në bazë të gjetjeve të ekspertëve të huaj dhe vendas rezulton se 26% e të anketuarve shohin trafikun si një nga problemet kryesore në lëvizshmërinë në Shkodër dhe kërkojnë zgjedhjen e kësaj problematike e cila kryesisht gjatë sezonit veror kthehet në një problem shqetësues.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.