Categories: LajmePolitikë

Hasani: Ballkani të ketë orientim euro-atlantik, shqetësuese përpjekjet për destabilizim

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka kërkuar që rajoni i Ballkanit të ketë një zë më të fuqishëm dhe orientim të qartë euro-atlantik, në një kohë që aktorë si Rusia kërkojnë të destabilizojnë rajonin përmes akteve të ndryshme.

Nga Podgorica, ku po zhvillon një vizitë zyrtare në Malin e Zi, ministri Hasani mbështeti rolin e faktorit shqiptar në rajon i orientuar drejt parimeve demokratike dhe europiane.

“I kushtuam rëndësi rolit të shqiptarëve në Malin e Zi si një element përbashkues i shoqërisë sonë, në lidhje me minoritetin shqiptar që i ka dhënë Malit të Zi por edhe minoriteti malazez në Shqipëri. Faktori shqiptar kurdoherë ka qenë i prirur drejt parimeve demokratike dhe vlerave evropiane. Luftërat në Lindjen e Mesme dhe agresioni rus në Ukrainë kanë pasur ndikim në rajonin e Ballkanit ku ndodhet sot në nivelet me delikate. Shqipëria dënon vendet si Rusia që tenton të destabilizojë rajonin. Për Shqipërinë, Ballkani duhet të ketë një orientim të qartë euro-atlantik,” tha Hasani në një konferencë për mediat.

Pjesë e takimit me homologun malazez Filip Ivanoviq (Ivanović), ministri Hasani tha se ishte edhe forcimi i bashkëpunimit dhe fqinjësia e mirë mes dy vendeve.

“Të avancojmë bashkëpunimin dhe projekte e shumta mes nesh. Mali i Zi është për Shqipërinë një partner me një rëndësi të veçantë ku modeli është ai i fqinjësisë së mirë dhe Shqipëria e konsideron një aleat të pazëvendësueshëm në NATO dhe rrugën drejt integrimit europian dhe marrëdhëniet tona kanë shënuar një progres të madh. Dialogu politik ka ardhur duke u shtuar,” tha Hasani.

Zbatimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Malit të Zi ishin gjithashtu në fokus të takimit. Hasani tha se do i shërbejë jo vetëm rritjes së bashkëpunimit, por edhe tregut ekonomik rajonal. 

“Zbatimi i marrëveshjeve të firmosura mes dy qeverive së bëra së fundit janë të rëndësishme. Një nga projektet më të rëndësishme është ndërtimi urës mbi lumin Buna që do nxis zhvillimin e dy vendeve dhe do i shërbejë më mirë qarkullimit rajonal të mallrave. Edhe ndërtimi i Autostradës Adriatiko-Joniane është një nga prioritetet tona strategjike. Shqipëria tashmë është gati për Konferencën e dytë Ndërqeveritare,” u shpreh ministri Hasani.

Vizita në Malin e Zi është pjesë e turit në rajonin e Ballkanit, ku ministri i Jashtëm Igli Hasani e nisi më 16 janar nga Kosova dhe më pas në Maqedoninë e Veriut, ku i konsideroi shqiptarët si faktor stabiliteti.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

17 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

18 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

18 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

18 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

18 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

18 hours ago

This website uses cookies.