Ministri i Jashtëm Igli Hasani në fjalën e tij në konferencën e përbashkët të mbajtur me homologun ukrainas Dmytro Kuleba, ka përsëritur edhe një herë mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës, duke dënuar agresionin rus.
Hasani bëri me dije se muajt në vijim pritet që të inaugurohet ambasada shqiptare në Kiev, pasi kanë mbetur ende përgatitjet teknike.
Po ashtu, intensifikimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, rritja e bashkëpunimit në fushën ekonomike, kanë qenë disa nga temat e diskutuara në takimit e mbajtur mes dy ministrave.
“Jemi në fazë përgatitjesh teknike për hapjen e ambasadës shqiptare në Kiev. Shpresojmë që inaugurimi të ndodhë në pak muaj të ardhshëm.
Kemi folur për rrugët dhe çuarjes së tyre përpara me qëllim forcimin e lidhjeve mes dy vendeve. Kemi folur për ndihmën që Shqipëria mund të ofrojë për rindërtimin e Ukrainës. Kemi diskutuar për mënyrat e rritjes së bashkëpunimit ekonomik.
Jemi të lumtur për avancimin e Ukrainës në rrugën proevropiane. Jemi të gatshëm të ofrojmë përvojën tonë të deritanishme në këtë proces.
Uroj që samiti i përbashkët që fillon pas pak të jetë frytdhënës dhe të ofrojë perspektiva të reja për Ukrainën”, tha Hasani.
Nga ana e tij, ministri Kuleba pasi falënderoi Shqipërinë për mbështetjen e dhënë për vendin e tij, që prej dy vitesh përballet me agresionin dhe sulmet ruse, kërkoi intensifikim të përpjekjeve për dënimin e Rusisë si përgjegjëse e krimeve të luftës.
“Çdo mbështetje e Shqipërisë është e vlerësuar. Më kujtohet me mirënjohje të posaçme mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në këto 2 vite thelbësore, takimi në Këshillin e Sigurimit ku kryeministri Rama kryesoi mbledhjen më mënyrë efikase në 2023.
Informova ministrin për situatën në front dhe sulmet me dron e raketa të Rusisë çdo ditë. Rusia të mbahet përgjegjëse për agresionin dhe krimet e luftës. Do donim të intensifikonim përpjekjet tona në këtë drejtim. Shqipëria është bashkuar me regjistrin e të dhënave të dëmeve të Rusisë në Ukrainë”, u shpreh Kuleba ndërsa mbështeti gjithashtu integrimin europian të Shqipërisë.
“Ramë dakord të vazhdojmë të bashkërendojmë ngushtë për integrimin europian. Vendi juaj meriton shumë”, theksoi Kuleba.
Pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazanit, besimtarët mysliman në Lezhë kremtuan festen e…
Projekti për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë mes Shqipërisë dhe Malit të…
Komunitetet fetare në Shkodër uruan festën e Fiter Bajramit. Teksa në Xhaminë e Parrucës u…
Një grup Bamirës në Shkodër, tashmë e kanë kthyer në traditë që çdo Bajram të…
Besimtarët myslimanë të Shkodrës morën pjesë këtë të diel në ceremoninë e faljes së Fitër…
Organizatorët e Festivalit të 63-të të Këngës për Fëmijë në Shkodër kanë publikuar listën me…
This website uses cookies.