Categories: LajmePolitikë

Hasani: Gati për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, presim hapjen e negociatave

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka zbuluar të shtunën synimin e Shqipërisë si vend i parë organizator jashtë BE-së i Samitit të Procesit të Berlinit, qëllimin e vendit për të konkretizuar kërkesat dhe mbështetjen BE-Ballkan drejt një zgjerimi real të kontinentit politik.

Në takimin e shoqërisë civile për këtë iniciativë, ministri i Jashtëm shpalosi si objektivin për të mbajtur konferencën e dytë ndërqeveritare me BE-në brenda këtij viti.

Ne presim hapjen e negociatave për grupkapitullin e parë në konferencën e dytë ndërqeveritare deri në fund të këtij viti….Së dyti, paralelisht me procesin e negociatave duhet të përcaktohet axhenda e re të BE-së për të përparësuar rajonin tonë dhe angazhimin e Be-së me të. Ne synojmë ta bëjmë këtë temë kryesore të samitit të procesit të Berlinit më 16 tetor”, tha Hasani.

Folës nga shoqëria civile, por edhe autoritete të rajonit adresuan përshtatjen e formatit europian të votës unanime në votë me shumicë për të lejuar zgjerimin.

Po ashtu në fokusin e diskutimeve të përfaqësuesve të lartë të administratës europiane u veçua pritmëria për planin e ri ekonomik nga BE për Ballkanin i paralajmëruar të shpallet në Samitin e Procesit të Berlinit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

581 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Lezha përkujtoi sot 581-vjetorin e Besëlidhjes së Princave Shqiptarë me një sërë aktivitetesh për të…

4 hours ago

Starmer shpall planin evropian me 4 pika për të arritur paqen dhe për të mbrojtur Ukrainën

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer, pas samitit në Londër ku liderët nga…

4 hours ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

Për ditën e sotme (3 mars) mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të…

4 hours ago

Oskar 2025- Natë madhështore për “Anora”, fiton 5 statuja të arta

Çmimet e 95-ta të Academy Awards 2025 kanë qenë plot me intensitet emocional dhe momente…

4 hours ago

Cristiano Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik, Al Nassr nuk do të luajë në Iran

Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…

2 days ago

Bonusi i pranverës, nga 3 marsi nis shpërndarja për të gjithë pensionistët

Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…

2 days ago

This website uses cookies.