Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka mirëpritur këtë të hënë (29 janar) homologun e tij të Turqisë Hakan Fidan. Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, Hasani deklaroi se investimet turke arrijnë në rreth 3.7 miliardë euro, ndërsa tha se më shumë se 15 mijë shqiptarë janë të punësuar në gati 830 kompani turke që operojnë në Shqipëri.
Hasani theksoi se niveli i shkëmbimit të vëllimit të tregtisë të kalojë shifrën e 1 miliardë eurove.
“Ky takim forcon karakterin strategjik të bashkëpunimit në të gjitha fushat. Intensifikimi i digalogut politik, u konkretizua me nënshkrimin e një sërë marrëveshjes, transport, ekonomi, arsim, mjedis, kulturë, shëndetësi, etj,.
Diskutuam konkretisht për bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe tregtare. Investimet turke arrijnë në rreth 3.7 mld euro investime turke, ndërsa më shumë se 15 mijë shqiptarë janë të punësuar nja 830 kompani turke që operpojnë në vendin tonë.
Konstatuam se niveli i shkëmbimit të vëllimit të tregtisë në kuotën e 760 mln eurove nuk pasqyron potencialin ekzistues midis dy vendeve ndonëse klima e të bërit biznes në Shqipëri është tejet i favorshme. Jemi të vendosur që ky tregues të kalojë shifrën e 1 miliardë eurove”, tha Hasani. Ai përshëndeti më tej miratimin nga parlamenti turk të marrëveshjes së njohjes reciproke të lejeve të drejtimit, ndërsa bëri thirrje për hyrjes sa më parë në fuqi të saj.
Hasani deklaroi më tej se “pas përfundimit me sukses të mandatit si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shqipëria do të vazhdojë angazhimin shumëpalësh në disa mekanizma të OKB e në 4 nisma rajonale e përmbushja e angazhimeve të marra do kërkojë bashkëpunimin e ngushtë me Turqinë”.
“Sfida Kombëtare e Kodimit” që synon edukimin teknologjik të të rinjve, bëri bashkë shkollat 9-vjeçare…
Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar vijon stinën koncertore për vitin 2025 me një program…
Ka përfunduar kampionati i ping-pongut për shkollat 9- vjeçare të Bashkisë Shkodër. Aktiviteti është në…
Një remont në nënstacionin elektrik të Lezhës la pa energji elektrike rreth 80% të territorit…
Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të këtij edicioni…
Për të parën herë pas konfliktit të brendshëm mes demokratëve për çështjen e përkatësisë dhe…
This website uses cookies.