Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka bërë të ditur se tashmë legalizimi i dokumenteve apo aspostilimi i tyre realizohet brenda 24 orëve. Sipas Hasanit, të gjitha dokumentet e lëshuara nga administrata shqiptare dhe që janë për destinacion për t’u përdorur jashtë shtetit duhet të jenë të legalizuara dhe tashmë legalizimi i tyre kryhet brenda 24 orëve.
Të gjithë ata që duan të dërgojnë jashtë vendit dokumente i dorëzojnë ato në çdo zyrë poste brenda territorit të Shqipërisë.
Më pas Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme përpunon të gjithë dokumentacionin “për legalizim/ apostilim brenda ditës, i cili merret në dorëzim nga korrierët e postës dhe më pas kryhet shpërndarja e tyre”.
Legalizimi është procedura e njohjes së rregullshmërisë së dokumentit të huaj. Nisur nga kjo procedurë, diplomatët konsullorë konfirmojnë funksionarin përgjegjës dhe institucionin, përkatësisht duke vërtetuar nënshkrimin dhe vulën.
Më parë autoriteti që lëshon dokumentin duhet të ketë njoftuar personat që kanë të drejtë të lëshojnë dokumente dhe depozituar nënshkrimet e tyre.
Vendet për të cilat nuk kërkohet legalizimi/apostilimi i dokumenteve janë Hungaria, Republika Çeke, Rumania, Rusia, Sllovakia, Bullgaria dhe Kosova, ku pas marrëveshjeve dypalëshe dokumentet pranohen direkt pa pasur nevojë të legalizohen apo apostilohen.
Legalizimi i dokumenteve shqiptare për përdorim jashtë shtetit dhe legalizimi i dokumenteve të huaja për tu paraqitur në autoritetet shqiptare është rregulluar që me VKM-në nr. 134 të vitit 2003, ndërsa tashmë e gjithë procedura do të realizohet brenda 24 orëve.
Kuvendi i Shqipërisë organizoi aktivitetin përkujtimor "Parlamentarizmi, Republika, Demokracia". Ky event madhor mblodhi figura të…
Një prej talenteve më të spikatur të Vllaznisë është vënë në radarët e skuadrave të…
Forma e mirë e Balës duket se po ndihmon edhe Vllazninë në garën për fitimin…
Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike …
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka pritur në një takim falënderimi imzot Angelo Massafra…
Banorët e Fshatit të Ri, në zonën e Postribës, janë në rrezik për shkak të…
This website uses cookies.