Rreth 14 mijë libra shkollorë i janë shpërndarë nxënësve në diasporën shqiptare, ku numërohen rreth 20 mijë nxënës që frekuentojnë kurset e gjuhës shqipe në të gjithë botën, e të cilët mund të zgjedhin të përdorin edhe tekstin digjital krahas atij fizik.
Lajmi u bë i ditur nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili shprehu mirënjohje dhe falënderim për 719 mësuesit që japin mësim në këto kurse.
Në maj të këtij viti, me kujdesin e veçantë të Kryeministrit Edi Rama, u hap programi “Mësues për Greqinë”, me synimin për t’u shtrirë edhe në vende të tjera, ku jeton diaspora.
“Me propozimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, po ndiqen hapat ligjorë për rregullimin e procesit mësimor dhe përzgjedhjen e arsimtarëve në diasporë, në zbatim të marrëveshjeve dypalëshe ndërkombëtare dhe në përputhje me legjislacionin e vendit pritës të diasporës shqiptare”, tha Hasani.
Të nderuar qytetarë! Për shkak të punimeve që po kryhen në kuadër të projektit të…
Gjatë një interviste të dhënë për emisionin “El Chiringuito”, Kristiano Ronaldo ka thënë se Kilian…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi…
Trajnimi i policisë për zgjedhjet ka qenë në qendër të një takimi mes drejtorit të…
Deputetet në Komisionin e Medies dëgjuan anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar për…
Mesditën e sotme, Komisariati i Policisë në Vaun e Dejës ka marrë një telefonatë nga…
This website uses cookies.