Hasani: Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve është këmbëngulja 10 vjeçare e qeverisë shqiptare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në një konferencë për shtyp nga Italia,  deklaroi se Shqipëria do të vijojë me hapat ligjorë të parashikuar në legjislacion për marrëveshjen me Italinë, pas zbardhjes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese.

Duke e vlerësuar si një lajm shumë të mirë jo vetëm për qytetarët shqiptarë, për qytetarët nga të dy anët e detit Adriatik, Hasani tha, se ,” është një premtim i mbajtur nga Qeveria Shqiptare dhe Kryeministri Rama. Për të arritur këtë kemi pasur padyshim mbështetjen e Italisë, qeverisë dhe institucioneve italiane por edhe të miqve e partnerëve tanë”.

Sipas tij, kjo marrëveshje garanton të paktën dy gjëra shumë të rëndësishme: përfitimin e sigurimeve shoqërore dhe kontributet e akumuluara në Shqipëri dhe Itali, por çfarë është më e rëndësishmja, trajtimin e barabartë të personave të punësuar dhe për të vetëpunësuarit, si për shtetasit shqiptarë dhe ata italianë.

“Marrëveshja do të zbatohet për të gjithë të punësuarit, për familjarët e tyre dhe të gjithë ata individë që mund të kërkojnë periudha sigurimi në Itali apo në Shqipëri, pavarësisht nga shtetësia. Ka pasur një insistim 10-vjeçar nga Qeveria Shqiptare në çdo takim, në çdo event, në çdo konferencë, në çdo pjesëmarrje. Pika kryesore e kërkesës nga pala shqiptare ishte firmosja e marrëveshjes dhe këtu flasim për vullnet shumë të qartë politik, pra për të mos ja lënë gjërat një indiference burokratike, për të firmosur diçka që ndoshta duhej të firmosej në momente të caktuara. Insistimi dhe presioni pozitiv ka qenë konsistent dhe rezultatet e saj janë sot këtu”, tha ndër të tjera ai.

I pyetur për çështjen e marrëveshjes për emigrantët, ministri Hasani, u shpreh se, “ne presim zbardhjen e vendimit nga Gjykata, në mënyrë që të procedojmë dhe me ratifikimin në Kuvendin e Shqipërisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.