Igli Hasani 1
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, takim i cili do të zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel në datat 28 dhe 29 nëntor 2023.
Ky takim i rëndësishëm shërben për të bërë një pasqyrim më të gjerë të agjendës së NATO-s, ndërkohë që ajo po fillon të fokusohet në prioritetet kryesore dhe arritjet në kuadër të 75-vjetorit të saj, i cili përkon dhe me mbajtjen e Samitit të Uashingtonit në korrikun e vitit të ardhshëm.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, Ministri Hasani do të ketë edhe takime dypalëshe me homologë të vendeve anëtare si Turqia, Belgjika, Çekia, Danimarka, Estonia etj.
Menjëherë pas përfundimit të ministerialit të NATO-s, Ministri Hasani do të udhëtojë për në Shkup për të marrë pjesë në Ministerialin e Ministrave të Jashtëm të OSBE, në datat 30 nëntor – 1 dhjetor 2023.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.