Categories: LajmePolitikë

Hasani me homologun boshnjak: Rihapëm ambasadat, rivlerësoni qasjen për Kosovën

Shqipëria e mbështet perspektivën europiane të Bosnjë-Hercegovinës dhe synon të forcojë më tej raportet përmes ambasadave të rihapura në të dyja kryeqytetet.

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, priti të hënën homologun e Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq (o. Konaković) për të diskutuar nga afër çështjet nga turizmi e siguria rajonale, te Kosova dhe Bashkimi Europian.

Me ministrin Konakoviq konstatuam se potenciali i zhvillimit dhe marrëdhëniet dypalëshe janë ende të pashfrytëzuara si duhet. Vendosëm disa piketa të punës së mëtejshme dhe diskutuam drejtimet për hedhjen e mundësive të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit dypalësh. Vullneti ynë është të ecim sa më shumë përpara. Rihapja e ambasadave respektive në dy kryeqytetet tona synon realizimin konkretisht të këtij vullneti. Procesi i integrimit europian ishte një tjetër kapitull i rëndësishëm i bisedave. Shqipëria vlerëson dhe mbështet përpjekjet e Bosnjë-Hercegovinës në këtë drejtim, të cilat së fundmi kanë dhënë edhe rezultat konkret, siç është marrja e statusit të vendit kandidat dhe rekomandimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave. Kjo perspektivë na ndihmon të kuptojmë më mirë njëri-tjetrin e të na afrojë më shumë, edhe në kontekstin e integrimit ekonomik rajonal përmes tregtisë mes nesh e BE-së.

Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina ndajnë një qasje të njëjtë në drejtim të forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe në këtë kuadër i shpreha mikut tonë boshnjak kërkesën për një rivlerësim të qëndrimit lidhur me anëtarësimin e Kosovës në nismat rajonale apo edhe nismat që kanë të bëjnë me shkëmbimet ndërnjerëzore mes Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës, si dy vende fqinje, por edhe si realitete gjeopolitike të shekullit të ri në funksion të paqes dhe stabilitetit në hapësirën tonë të përbashkët. Kosova lypset të këqyret nga një pikë bashkëkohore, realiste dhe pragmatike. Prekëm edhe çështjet e sigurisë në rajon e më gjerë. Pata rastin t’i përsëris kolegut dhe mikut tim boshnjak mbështetjen e plotë për tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës,” u shpreh ministri Hasani në konferencën e përbashkët për shtyp.

Z. Konakoviq vlerësoi bashkëpunimin diplomatik me Shqipërinë dhe mundësitë “për të zhvilluar së bashku turizmin” në të dyja vendet. Një falënderim edhe për nismën e qeverisë shqiptare për të bashkësponsorizuar rezolutën e OKB-së për të dënuar gjenocidin në Srebrenicë.

Do të propozoj që Tirana të jetë destinacion i radhës për turizëm,” tha ministri Konakoviq.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ekskluzive! Vota e diasporës nën monitorim, krerët e OSBE dhe KQZ garantojnë fshehtësinë e votës

Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…

4 hours ago

“Kupa e Botës 2026”, Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance paralajmëron tifozët me “Barbin e akullt”

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…

4 hours ago

Kopliku: PD vëmendje të veçantë arsimit / Kandidati i PD-ASHM u njoh me problematikat e UNISHK

Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…

6 hours ago

Ambasadorja japoneze në UNISHK / Marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Japoni

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…

6 hours ago

Lesha takim me ish- ushtarakët / Kandidati i PS-së vlerësoi rolin e tyre në këtë fushatë, por edhe në vite

Kandidati i Partisë Socialiste, Besmir Lesha, është takuar me ish- ushtarakë të cilët kanë dhënë…

6 hours ago

Bejleri: Në 2 vite u rikthyen donatorët / Kandidati për deputet i PS-së liston investimet kryesore në Bashkinë Shkodër

Përveç investimeve me fondet e bashkive dhe të qeverisë qendrore, një rol thelbësor në zhvillimin…

6 hours ago