Categories: LajmePolitikë

Hasani në Estoni: Të forcojmë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe inovacionit

Ministri i Jashtëm Igli Hasani po zhvillon një vizitë zyrtare në Estoni, ku do të marrë pjesë edhe në konferencën “Lennart Meri” që mbahet në Talin, ku në fokus të debatit është situata e sigurisë në rajon, Evropë dhe më gjerë.

Gjatë vizitës së tij ai ka zhvilluar takime me Kryeministren Kaja Kallas, homologun Margus Tsahkna dhe kryetarin e Komitetit të Politikës së Jashtme në Parlamentin e Estonisë, Marko Mihkelson.

Në fokus të bisedave ka qenë pikërisht forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe inovacionit, në një kohë kur bota po përballet me shumë sfida.

“Diskutuam zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e Balltikut, duke u fokusuar në mënyrat e mundshme për të përmirësuar bashkëpunimin tonë dypalësh dhe shumëpalësh në organizatat ndërkombëtare dhe si aleatë të NATO-s  veçanërisht në fushat me interes të përbashkët duke përfshirë sigurinë, inovacionin, dixhitalizimin dhe teknologjinë. Mirënjohje Estonisë për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE”, shkruan ministri Hasani në facebbok.

Konferenca “Lennart Meri” është një takim vjetor i ekspertëve të sigurisë dhe politikëbërësve ku ofrohen platforma për diskutime mbi çështjet kritike të jashtme dhe të sigurisë rajonale dhe globale. Diskutimet fokusohen në nevojën urgjente për veprim në një botë që përballet me sfida të shumta sigurie. Lufta në Ukrainë, tensionet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme dhe një luftë në rritje për pushtet Indo-Paqësor kërkojnë të gjitha një përgjigje proaktive dhe të koordinuar nga Perëndimi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

6 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

6 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

6 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

6 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

8 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

8 hours ago

This website uses cookies.