Ministri i Jashtëm Igli Hasani, në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun Gordan Grlić-Radman, teksa shprehu mirënjohje për mbështetjen e Kroacisë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, deklaroi se ka ardhur koha për të zhvilluar një takim ndërmjet qeverive të dy vendeve.
“Jam besimplotë se do vijojmë bashkëpunimin në të njëjtën frymë të partneritetit strategjik. Mirënjohje Kroacisë për mbështetjen e saj gjatë rrugëtimit tonë drejt BE. Arritjet e Kroacisë në BE janë inkurajuese për të gjithë rajonin. Asistenca e Kroacisë për ekipin tonë negociator është për t’u vlerësuar. Ka ardhur koha për një takim ndërmjet dy qeverive”, u shpreh ai.
Hasani u shpreh se dy vendet do të zhvillojnë përpjekje të përbashkëta për sigurinë dhe stabilitetin në rajon, teksa po ashtu vlerësoi mbështetjen e Kroacisë edhe ndaj Kosovës. Edhe njëherë, Hasani theksoi angazhimin e fortë të Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.
“Do të zhvillojmë përpjekje të përbashkëta për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Kosovës. Jemi të bindur se e ardhmja e Kosovës është integrimi euroatlantik i saj. Në lidhje me sfidat e sigurisë, do të rrisim dhe forcojmë bashkëpunimin dhe koordinimin në rajon. Ka vetëm një të ardhme për Shqipërinë, anëtarësimi në BE. Shqipëria është rast unik, ku i gjithë spektri politik është pro evropian. Ne do të vijojmë me kryerjen e reformave sikur anëtarësimi do të ndodhë nesër. Ballkani Perëndimor duhet të bëhet sa më parë pjesë e Bashkimit Evropian. Kemi mbështetjen e vendeve anëtare të BE, me në krye Kroacinë”, deklaroi ai.
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.