Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka nisur vizitën zyrtare në Kroaci. Ministri është pritur në një takim nga Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq (Plenković), të cilit i ka shprehur mirënjohjen e qeverisë shqiptare për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe mbështetjen që Kroacia i ka dhënë vendit tonë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
“E fillova vizitën time zyrtare në Kroaci me një takim të shkëlqyer me Kryeministrin Andrej Plenković.
Shpreha mirënjohjen e qeverisë shqiptare për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë drejt integrimit europian”, shkruan ministri në rrjetin social Facebook, teksa pret bashkëpunim me qeverinë kroate në të njëjtën frymë partneriteti strategjik, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Me qëllim për të rritur sa më shumë të ardhurat e një lige emergjente siç…
Janë jo larg qendrës së qytetit dhe vuajnë prej vitesh për mungesën e investimeve. Në…
Rikualifikimi urban në Njësinë Administrative Hajmel të Vau Dejës është drejt përfundimit. Janë rreth 1…
Fillesat e muzikës në Shkodër lidhen ngushtë me historinë e saj të pasur dhe rolin…
Në Bibliotekën Shkencore të Shkodrës u promovua këtë të martë libri “Porosia e kullës” e…
Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Shkodër-Koplik. 28-vjeçari Klevis…
This website uses cookies.