Categories: LajmePolitikë

Hasani në Maqedoninë e Veriut: Shqiptarët, faktor stabiliteti

“Shqiptarët janë faktor stabiliteti”, kështu deklaroi Ministri i Jashtëm, Igli Hasani në Maqedoninë e Veriut. Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun Bujar Osmani, Hasani u shpreh se fakti që Maqedonia e Veriut do të ketë përkohësisht kryeministër shqiptar, tregon, sipas tij, progresin e bërë nga vendi fqinj.

Sot më shumë se kurrë, vendet tona ndajnë interesa të përbashkëta. Shqipëria do të vijojë të ndjekë me vëmendje zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, sidomos në një vit zgjedhor si ky ku në pranverë do të mbahen zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Ne urojmë që ky proces të ecë mbar, por urojmë që ky proces dhe rezultati i tij të mos sjellë asnjë ndryshim ndaj perspektivës së përbashkët europiane.

Shqipëria ka mbështetur dhe do vazhdojë të mbështesë angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare në procesin politik dhe përpjekjet për të konsoliduar sundimin e ligjit, demokracisë dhe barazisë mes të gjithë qytetarëve. Dua të theksoj për rolin që luan faktori shqiptar për stabilitetin e Maqedonisë së Veriut. Fakti që Maqedonia do të ketë përkohësisht kryeministër shqiptar, tregon progresin që ka bërë vendi juaj dhe kjo shoqëri”, u shpreh Hasani.

Teksa vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve në rrugëtimin e përbashkët drejt BE-së, Hasani u ndal edhe te projektet e përbashkëta mes dy vendeve. Kryediplomati Hasani e vuri theksin te Korridori VIII, ndërsa u shpreh se dy vendet duhet të investohen për të gjetur mënyrat si të nxirren sa më shumë përfitime nga ky projekt.  

Të dy vendet tona kanë treguar një përkushtim në rrugën drejt BE-së dhe kanë arritur rezultate mbresëlënëse në reformat modernizuese. Jemi në pritje të hedhjes së hapave të mëtejshëm në një proces ku të dy vendet tona kanë bërë jo pak sakrifica. Ky rrugëtim i përbashkët ka nisur për të përforcuar më shumë bashkëpunimin mes nesh. Një nga projekte më madhore për të cilat jemi duke punuar është padyshim Korridori VIII i cili tashmë nuk është më thjeshtë një projekt në letër. Ky Korridor do transformojë ekonomitë tona dhe ndaj duhet të investohemi për të eksploruar mënyrat si të nxjerrim nga Korridori VIII përfitimet maksimale”, u shpreh Hasani.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

6 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

6 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

7 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

8 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

8 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

10 hours ago

This website uses cookies.