Categories: LajmePolitikë

Hasani në Ministerialin e OSBE-së: Për një Ballkan dhe Evropë më të sigurt, nevojitet njohja e Kosovës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në takimin e 30-të të Këshillit Ministror të OSBE-së, që u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Hasani, ka bërë thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës, pasi, sipas tij vetëm në këtë mënyrë mund të kemi një Ballkan, e për rrjedhojë edhe një Evropë të sigurt.

Ministri Hasani dënoi agresionin rus në Ukrainë, teksa theksoi se Rusia po kërkon të nxisë telashe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke dobësuar kështu edhe OSBE-në.

 Kryediplomati shqiptar u shpreh se Shqipëria po bën çmos për t’iu kundërvënë këtyre kërcënimeve, por sipas tij nevojitet një përpjekje e bashkërenduar nga të gjithë miqtë dhe partnerët për të neutralizuar këto përpjekje.

“Të gjithë duhet ta pranoni se mënyra më e mirë për ta bërë Ballkanin Perëndimor, dhe rrjedhimisht Evropën, më të sigurt, është njohja e pavarësisë së Kosovës dhe dhënia e vendit që i takon në këtë tryezë dhe në çdo tryezë tjetër ndërkombëtare”, tha ai.

Ministri Hasani dënoi agresionin rus në Ukrainë, teksa theksoi se Rusia po kërkon të nxisë telashe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke dobësuar kështu edhe OSBE-në.

“Kërcënimi më i madh për sigurinë tonë sot, në të vërtetë për të gjithë arkitekturën tonë të sigurisë, duke përfshirë edhe këtë organizatë, është Rusia dhe lufta e saj e paligjshme e agresionit kundër Ukrainës.

Kjo luftë tragjike ka pasur pasoja dramatike për OSBE-në, në të tre dimensionet. Duke keqpërdorur mekanizmin unik të bashkëpunimit tonë – konsensusin – dhe duke e bllokuar atë për të gjitha vendimet e rëndësishme, Rusia ka synuar të dobësojë dhe paralizojë organizatën tonë. Të njëjtin mesazh deformues dëgjuam pak minuta më parë. Të njëjtat fjalë si në vitet 1956, 1968, 2008, 2014, 2022. Pastaj dërgojnë tanket e tyre”, deklaroi Ministri Hasani

Në përfundim të ditës së parë të Ministerialit të OSBE, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në takimin mbi “Luftën kundër Korrupsionit në Evropën Juglindore përmes Rikuperimit të Aseteve dhe Përdorimi i Dixhitalizimit”, gjatë së cilës u firmos deklarata e përbashkët e miratuar nga përfaqësuesit e Evropës Juglindore gjatë Konferencës Rajonale të OSBE.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Media gjermane “Merkur.de”: Pse ia vlen të udhëtosh në Shqipëri këtë vit?

Aktualisht Shqipëria është në rrugën e saj për t’u bërë një destinacion në trend, shkruan…

1 hour ago

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë

Që nga viti 1967, 2 prilli kremtohet si Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë, duke…

1 hour ago

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

Sot është Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin. Që kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve…

1 hour ago

Horoskopi për ditën e sotme, 2 prill 2025

DashiEnergjia që qarkullon ju ka ndikuar thellë në vetëdije duke ju ndryshuar kahun e mendimeve.…

1 hour ago

Parashikimi i motit, e mërkurë, 2 prill 2025

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë…

2 hours ago

Ndërron jetë në moshën 65 vjeçare ylli i kinematografisë, Val Kilmer

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij ikonikë në filma si “Top Gun”,…

3 hours ago