Categories: LajmePolitikë

Hasani në Prishtinë: Shqipëria e Kosova, në zemër të përpjekjes për bashkëpunim rajonal

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani nisi sot nga Kosova turin 3-ditor rajonal: Kosovë- Maqedoni i Veriut – Mal i Zi.

Në nisje të këtij turi 3-ditor, Hasani u prit nga homologia e Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologen Gërvalla, ministri Hasani tha se, “liberalizimi i vizave është një hap tepër pozitiv për Kosovën dhe rajonin”.

“Qëllimi i turit rajonal është ndarja e ideve mbi punën që duhet të bëjmë për të mirën e rajonit”, tha Hasani, i cili shtoi se, “rajoni sot është më i kërcënuar sesa në çdo moment tjetër gjatë dekadës së fundit”.

Hasani dënoi ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, teksa theksoi se, “ky sulm është një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit tonë”.

“Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të dalin para drejtësisë së shpejti”, nënvizoi Hasani.

Duke folur për bashkëpunimin për të ardhmen e rajonit, Hasani u shpreh se, Shqipëria e Kosova janë në zemër të kësaj përpjekje.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO është një nga prioritetet e kryesisë shqiptare të Kartës SHBA-Adriatike”, tha Hasani, teksa shtoi se, “integrimi rajonal në BE është mënyra e vetme për të garantuar paqen e stabilitetin e BP”.

Hasani u shpreh se, “jemi të gatshëm të ndihmojmë Kosovën duke ndarë eksperiencën dhe ekspertizën tonë”.

“Pranimi i propozimit të 21 tetorit është hap i rëndësishëm përpara për Kosovën”, tha më tej kryediplomati Hasani.

Ai u shpreh se, në fokus të bisedimeve ishte zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të G2G-ve.

“Rritja e përfaqësimit të përbashkët, mbetet i një rëndësie kombëtare”, tha Hasani, teksa vlerësoi lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Zgjedhjet e 11 majit, publikohet modeli paraprak i fletës së votimit

Publikohet modeli paraprak i fletëve të votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit.…

6 minutes ago

Kryeministri britanik mbështet Zelenskin: Udhëheqësi i zgjedhur në mënyrë demokratike

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer ka folur me Zelensky këtë mbrëmje të…

9 hours ago

Mot i kthjellët në të gjithë vendin, temperaturat mbeten të ulëta

Gjatë ditës së sotme (20 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte…

9 hours ago

Disiplina, gjobiten Vllaznia, Tirana dhe Bylisi

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur të dënojë me gjoba sërish disa nga klubet…

9 hours ago

Dortmundi fluturon në 16-she, ndaj Sporting mjafton një 0-0

Asnjë surprizë në ndeshjen e parë të mbrëmjes së sotme të vlefshme për play off-in…

9 hours ago

Liverpool ndalet nga Aston Villa

Liverpooli nuk arrin të rrisë epërsinë ndaj Arsenalit, është ndalur në një barazim 2-2 në…

9 hours ago

This website uses cookies.