Hasani në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s: Ballkani Perëndimor duhet të marrë vëmendjen që meriton

SHKODRA

SHKODRA

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, takim ky i cili u zhvillua në Pragë (Republika Çeke) në datat 30 – 31 maj 2024.

Ky është takimi i fundit në nivel të Ministrave të Jashtëm në parapërgatitje të Samitit të Uashingtonit, që shënon dhe 75-vjetorin e Aleancës. 

Ministri Hasani, rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s, theksoi gjithashtu domosdoshmërinë që NATO mos të largojëvëmendjen e saj nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, pasi kjo kontribuon në paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë. 

Samiti i NATO-s në Uashington, duhet t’i japë Ballkanit Perëndimor vëmendjen që meriton, veçanërisht përballë sfidave të jashtme të sigurisë.

Në takimin e sotëm jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Pragë 🇨🇿, rikonfirmuam mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën e lirë dhe sovrane dhe angazhimin tonë për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen tonë kolektive.

Shqipëria mbetet e vendosur  për të luajtur rolin e saj si aleate e palëkundur e vlerave euroatlantike”, theksoi Ministri Hasani, pas takimit.

Ministrat aleatë trajtuan progresin e vendimeve të marra në Samitin e Vilniusit, të cilat synojnë që NATO të vijojë të ruajë paqen, të parandalojë konfliktet dhe të mbrojë popullatën dhe vlerat e territorit aleat, prioritetet e Samitit të Uashingtonit dhe veçanërisht vijimin e ndihmës për Ukrainën.

Ministrat e vendeve aleate u mblodhën në një sesion të vetëm informal, ku riafirmuan mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën dhe diskutuan se si mund të forcojnë mbështetjen e mëtejshme të Ukrainës në terma më afatgjatë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.