SHKODRA
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, takim ky i cili u zhvillua në Pragë (Republika Çeke) në datat 30 – 31 maj 2024.
Ky është takimi i fundit në nivel të Ministrave të Jashtëm në parapërgatitje të Samitit të Uashingtonit, që shënon dhe 75-vjetorin e Aleancës.
Ministri Hasani, rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s, theksoi gjithashtu domosdoshmërinë që NATO mos të largojëvëmendjen e saj nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, pasi kjo kontribuon në paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë.
“Samiti i NATO-s në Uashington, duhet t’i japë Ballkanit Perëndimor vëmendjen që meriton, veçanërisht përballë sfidave të jashtme të sigurisë.
Në takimin e sotëm jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Pragë 🇨🇿, rikonfirmuam mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën e lirë dhe sovrane dhe angazhimin tonë për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen tonë kolektive.
Shqipëria mbetet e vendosur për të luajtur rolin e saj si aleate e palëkundur e vlerave euroatlantike”, theksoi Ministri Hasani, pas takimit.
Ministrat aleatë trajtuan progresin e vendimeve të marra në Samitin e Vilniusit, të cilat synojnë që NATO të vijojë të ruajë paqen, të parandalojë konfliktet dhe të mbrojë popullatën dhe vlerat e territorit aleat, prioritetet e Samitit të Uashingtonit dhe veçanërisht vijimin e ndihmës për Ukrainën.
Ministrat e vendeve aleate u mblodhën në një sesion të vetëm informal, ku riafirmuan mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën dhe diskutuan se si mund të forcojnë mbështetjen e mëtejshme të Ukrainës në terma më afatgjatë.
Çdo vit, 70 fizioterapistë diplomohen pranë universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Përgjegjësi i departamentit të…
Në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët myslimanë, arqipeshkvi i…
Partia Demokratike Shkodër organizon këtë të shtunë primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në…
Në Katedralen “Shën Shtjefni” të Shkodrës u mbajt mesha e shenjtë për shëndetin e Papa…
15 nxënës nga rrethe të ndryshme të qarkut Shkodër, të cilët studiojnë në Shkollën e…
Dy klubet studentore “Ernest Koliqi” dhe “Arshi Pipa” të Fakultetit të Shkencave Shoqërore të UNISHK…
This website uses cookies.