Hasani: Nga viti tjetër akademik 30 bursa dhe akomodim falas për studentët e Luginës së Preshevës

Hasani

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës dhe universiteteve në Shqipëri.

Në një dalje për median, ministri tha se duke filluar nga viti tjetër akademik 2024-2025, Shqipëria do të ofrojë 30 bursa në vit për studentët nga Lugina e Preshevës.

Gjatë konferencës për shtyp, me kryetrarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Nevzad Luftiu, ministri u shpreh se për këta studentë do ketë edhe lehtësira të tjera, si akomodim falas përgjatë gjithë periudhës së studimit.

“ Në këtë ditë mjaft të rëndësishme mirëprita një grup miqsh nga Këshilli  Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës dhe nga disa universitete kryesore në shqipëri duke dikutur një nisëm shumë të rëndësishme të të bashkëpunimit në fushën e arsimit universitar.  Duke filluar nga viti 2024-2025 do të jepen 30 bursa në vit për studentët nga Lugina e Preshevës”, u shpreh ministri Hasani.

Jo vetëm kaq u shpreh ministri Hasani, por duke ndjekur dhe modelin që ka propozuar Bashkia e Gjirokastrës dhe Universiteti i Gjirokastrës , të cilët e kanë nisur projektin që në tetor të vitit të kaluar, studëntëve i ofrohet dhe  mundësi punësimi gjatë muajt të verës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.