Hasani nga Vjena: Përdorimi i sistemeve autonom të armëve, vetëm mbi ligjet ndërkombëtar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në Konferencën e Vjenës “Njerëzimi në udhëkryq: Sistemet autonome të armëve dhe sfida e rregullimit”, e cila u organizuar nga Ministri Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Alexander Schallenberg.

Konferenca pati në fokus nevojën për rregullim në lidhje me rritjen e autonomisë së armëve përmes përdorimit të inteligjencës artificiale.

Ministri Hasani vlerësoi angazhimin e Austrisë për të diskutuar ecurinë lidhur me këtë temë kaq aktuale dhe sfidat që ajo përcjell.

Kryediplomati shqiptar nënvizoi se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, mbështet përdorimin e sistemit autonom të armëve, vetëm mbi bazën e ligjeve ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut.

“Përdorimi i sistemeve duhet bërë vetëm bazuar në normat, parimet, ligjet ndërkombëtare dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Besimi është kyç në shfrytëzimin e sistemeve autonome. NATO dhe vendet aleate duhet të ndërtojmë nivele të larta besimi si në teknologji, operacionalitet mbi të gjitha besim në publik”, theksoi Ministri Hasani në ndërhyrjen e tij.

Në vitin 2023, Shqipëria ka mbështetur dhe bashkë sponsorizuar Rezolutën 78/241 “Për sistemin autonom të armëve vdekjeprurëse”, të propozuar nga Austria dhe të miratuar gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Rezoluta thekson rëndësinë e përcaktimit të qartë të kuadrit rregullator të përdorimit të tyre, rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar, mes aktorëve shtetërorë dhe jo shtetërorë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.