Hasani pret homologen finlandeze: NATO të mos lejojë aktorë të tretë në rajon. Valtonen: BE të forcojë lidhjet me Ballkanin

Forcimi i sigurisë, integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Finlandës ishin të fokus të takimit të ministrit të Jashtëm Igli Hasani dhe homologes së tij finlandeze Elina Valtonen.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, ministri Hasani e vuri theksin në rritjen e rolit të NATO-s dhe BE në Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të mos lejojë ndërhyrjen dhe keqdashjet e aktorëve të tretë.

Duke vlerësuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Finlandës, Hasani tha se duhet të rritet bashkëpunimi ekonomik dhe investimet finlandeze në vendin tonë.

“Zhvilluan bisedime pozitive dhe produktive. Kjo është shprehje e marrëdhënieve të mira dypalëshe dhe një vëmendje të veçantë të Finlandës ndaj nesh dhe rajonit. Diskutuam mbi zgjerimin e marrëdhënieve dy palëshe dhe zgjedhimin e BE dhe perspektiven e Ballkanit. Siguria ishte një tjetër temë ku rreziku gjeo-politik ndikon ne stabilitetin  e rajonit tone. Edhe bashkëpunimi shumëpalësh ku rikonfirmuam angazhimin për të rritur bashkëpunim në të gjitha fushat me inertes të përbashkët veçanërisht ekonomë, ka shumë për të bërë në fushën si tregtia apo investimet, ftoj kompanitë finlandeze të investojnë në Shqipëri. E përditësova mbi progresin e Shqipërisë lidhur me reformat dhe shpreha mirënjohjeje për mbështetje e palëkundur të Finlandës në integrimin të BE. Është jetike politika e  zgjerimit të BE me rajonin dhe siguria dhe stabilitet i rajonit janë të një rëndësie kritike. NATO dhe BE duhet të ruajnë fokusin e tyre në këtë rajon strategji dhe të kundërshtojmë vështrimet keqdashës të aktorëve të tretë”, tha Hasani.

Edhe ministrja e Jashtme finlandeze Elina Valtonen tha se Ballkani e ka vendin në BE dhe se duhet të plotësojë sa më shpejt kriteret për t’u anëtarësuar.

“Të rrisim bashkëpunim dhe në fushën e ekonomisë dhe të jemi aktiv në rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Si aleatë ne do fokusohemi te siguria dhe të kemi mundësi në të ardhmen që të bashkëpunojnë në energjinë e rinovueshme dhe rininë e dy vendeve tona. Ballkani është në zemër të Evropës dhe në situatën aktuale ne kemi nevojë që të punojmë më intensivisht së bashku. BE dhe Ballkani duhet të përforcojnë edhe më tej lidhjet e tyre dhe të forcojnë bashkëpunimin ekonomik. Siguria është e rëndësishme dhe të gjithë e dimë sa e rëndë është bërë lufta në Ukraine. Diskutim lidhur me OSBE që ka një rol të jashtëzakonshëm në gjithë rajonin dhe të forcojmë të gjitha institucionet demokrate dhe të kemi zbatim të ligjit. Vendet të plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e BE”, u shpreh ajo.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.