Hasani pret në takim homologun Italian: Forcomë bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh
Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani priti në takim këtë të premte (22 dhjetor) homologun italian, Antonion Tajani.
Përmes një postimi në rrjetin social X, ministri Hasani bëri me dije se gjatë takimit u diskutua rreth mënyrave për të forcuar bashkëpunimin e shkëlqyer mes palëve.
“Mirëprita në mëngjes në Tiranë kolegun tim, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani. Diskutuam mënyrat për të forcuar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dypalësh përpara takimeve të tij në Shqipëri sot“, shkruan ministri.
Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.