Hasani takim me kryediplomaten Valtonen: Finlanda në NATO, forcoi sigurinë globale
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka zhvilluar një takim me homologen finlandeze Elina Valtonen ku ka diskutuar çështjet e sigurisë globale nisur që nga agresioni rus në Ukrainë.
Hasani e ka konsideruar anëtarësimin e Finlandës në Aleancën e Atlantikut të Veriut si një hap drejt sigurimit të mëtejshëm të sigurisë euroatlantike dhe ka konfirmuar politikën e dyerve të hapura.
Gjithashtu në takimin e zhvilluar mes dy kryediplomatëve janë trajtuar çështjet e bashkëpunimit në ekonomi, turizëm si dhe nuk ka munguar as mbështetja për Ukrainën dhe NATO-n.
“Helsinki, me homologen finlandeze Elina Valtonen, me të cilën diskutuam marrëdhëniet dypalëshe, zgjerimin e Bashkimit Evropian, bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor dhe sigurinë globale si aleatë të NATO-s.
Pranimi i Finlandës në Aleancë ka forcuar sigurinë euroatlantike dhe ka konfirmuar politikën e dyerve të hapura të NATO-s.
Dakordësuam thellimin e bashkëpunimit në ekonomi, turizëm, mbështetjen për Ukrainën dhe NATO-n”, shkruan Igli Hasani në rrjetet e tij sociale.