Ministri i Jashtëm Igli Hasani gjatë vizitës zyrtare në Rumani, është takuar me homologen Luminita Odobescu, pak ditë pas 30-vjetorit të Traktatit të Mirëkuptimit, Bashkëpunimit dhe Fqinjësisë së Mirë midis dy vendeve.
Biseda mes dyshes u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik e sektorial, si dhe për promovimin e stabilitetit rajonal dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Patëm një shkëmbim të frytshëm pikëpamjesh për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit tonë bilateral, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët; nga ana tjetër, kemi diskutuar për bashkëpunimin rajonal, zhvillimet në rajon dhe përtej tij.
Dje bashkë me ministren e Punës nënshkruam “Marrëveshjen Administrative për zbatimin e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore”. Ky dokument do t’u garantojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën për të gëzuar të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre dhe lejimin e pagesës së pensioneve jashtë vendit.
Sot, nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëpunimin në trajnimin diplomatik. Në të njëjtën kohë, ne po punojmë ngushtë për të finalizuar marrëveshjet në fushën e arsimit dhe kulturës”, tha Hasani.
Ky i fundit theksoi se krijimi i linjës së fluturimit direkt Tiranë-Bukuresht ka afruar edhe më shumë dy vendet dhe ka rritur numrin e turistëve.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.