Categories: LajmePolitikë

Hasani vizitë zyrtare në Indi, synohet zgjerimi i projekteve strategjike

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është nisur sot drejt Indisë ku do të zhvillojë një vizitë pune 3-ditore.

Sipas njoftimit për media të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, bëhet me dije se, “Ministri Hasani do të marrë pjesë në edicionin të 9-të të “Raisina Dialogue”, si dhe do të zhvillojë takime dypalëshe e shumëpalëshe, i ftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë”.

“Gjatë kësaj vizite, ministri Hasani do të takohet me kryeministrin Arvind Kejriwal, ministrin e Punëve të Jashtme të Indisë, dr. S. Jaishankar, drejtues të kompanive më të mëdha indiane në fushën e teknologjisë, shëndetësisë, arsimit etj.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, “vizita e ministrit Hasani në Indi është tregues i marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe Indisë, dhe synon të çojë përpara këtë miqësi tradicionale mes dy vendeve të bazuar në të njëjtat vlera, në kontekstin e ri historik”.

“Gjithashtu synohet zgjerimi i marrëdhënieve me Indinë në zhvillimin e projekteve strategjike në infrastrukturë, energji, inovacionin, farmaceutikë, softuer, turizëm dhe sektorë të tjerë”, thuhet në njoftim.

“India është një partner tregtar i rëndësishëm i Shqipërisë, furnizuesi i katërt më i madh gjatë viteve të fundit për tregun shqiptar. Gjatë vitit 2023 norma e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve arriti 24.9 % më shumë se një vit më parë”, përfundon njoftimi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

13 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

14 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

14 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

14 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

14 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

14 hours ago