Categories: LajmeRajoni

Hashim Thaçi ngushëllon nga Haga familjarët e rreshterit të vrarë Afrim Bunjaku

Ish-presidenti Hashim Thaçi i cili ndodhet në Hagë ka shprehur ngushëllimet familjes së rreshterit Afrim Bunjaku i cili ra në krye të detyrës përballë grupeve serbe.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, teksa ka vizituar familjen e rreshterit Afrim Bunjaku.

Sipas tij, familjen e rreshteritBunjaku e ka ngushëlluar ish-presidenti Hashim Thaçi, nëpërmjet telefonit nga Haga.

Me miq, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë, vizituam familjen e heroit Afrim Bunjaku, për të shprehur ngushëllimet më të thella për sakrificën e heroit më të ri të Republikës, i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit të shtetit të Kosovës.

Nga Haga, përmes telefonit, familjarët e Afrimit i ngushëlloi edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili është prekur thellësisht nga rënia e tij, duke shprehur mirënjohje për sakrificën e lartë të tij në shërbim të atdheut. Ngushëllimet më të thella familjes Bunjaku, miqve dhe dashamirëve! Lavdi veprës së heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar ai.

Bunjaku ra në krye të detyrës nga një grupi armatosur terrorist serb në Banjskë të Zveçanit. Në këtë sulm terrorist kundër Policisë së Kosovës, ka marrë pjesë edhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq.

Nga ana e saj, si kundërpërgjigje Policia e Kosovë eliminoi katër terroristë serbë, disa të tjerë janë arrestuar dhe shumë prej tyre, përfshirë edhe Radojçiqin arritën të arratisen.

RTSH Shkodra

Recent Posts

PD reagon ndaj deklaratës së kryekëshilltarit Luli – Irena Shala: Opozita nuk ka bojkotuar Shkodrën, ka mbrojtur vendimmarrjen

Kryetarja e grupit të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të PD-së, Irena Shala-Shestani, ka reaguar ndaj…

6 hours ago

Procesi për vdekjen e Maradonës/ Dëshmia e shefit të reparti të terapisë intensive: Luque s’lejoi mjekët të futeshin në dhomë!

Olivos ku Diego Maradona u operua për herë të fundit më 3 nëntor të  2020…

8 hours ago

PSD takime në Has – Kandidatët për deputetë: Vendlindja jonë do të ketë të ardhme më të mire

Nga Hasi, mes emocionesh, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, zhvilloi një komunikim të…

9 hours ago

Spahia takim me tregtarët e Rusit / Kandidati i PD- ASHM: Biznesi i vogël në faliment, rriten tarifat dhe taksat

Rritja e taksave dhe tarifave, pensionet e ulëta që nuk mbyllin as shërbimet bazike dhe…

9 hours ago

“Takim mes miqsh të vjetër” – Kandidati i PD- ASHM,  Ted Kopliku,  bashkëbisedim në një oborr shtëpie

I veçantë ishte takimi i radhës i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Ted Kopliku.…

9 hours ago

Vajzat e reja për veprim klimatik – Në “28 Nëntori” zbatohet projekti për një të ardhme të qëndrueshme

Nëpërmjet fuqizimit të vajzave dhe grave u zhvillua në gjimnazin “28 Nëntori” Shkodër faza finale…

9 hours ago