Hasi në prag festash, qytetarët: Ndërrimin e viteve do ta festojmë në shtëpi

Hasi
Ditët festive në Has po priten me energji pozitive nga banorët, ndërsa familjarë të shumtë presin të larguarit në emigrim për të festuar së bashku ndërrimin e viteve.
Në Has, atmosfera e festave duket se e ka gjallëruar vendin, lëvizjet e shumta në qytetin e Krumës, si dhe kthimi i emigrantëve në vendin e tyre në prag të ndërrimit të viteve që të jenë me familjet e tyre i ka dhënë një larmishmëri qytetit.
Banorët e Hasit po përgatiten për festat e këtij fundvit. Ata shprehen se ndërrimin e viteve do ta festojnë pranë familjarëve të tyre. “Shumë bukur po duket. Ardhja e emigrantëve ka gjallëruar qytetin. Natën e ndërrimit të viteve do ta festojmë në Has, pranë familjes”, shprehen qytetarët.
Bashkia Has ka zbukuruar pjesën më të madhe të qytetit me dekore festive duke i bërë më të bukura ditët e festive.