Hasude e pjekur me petë
Përbërësit
- 6 peta të gatshme ëmbëlsirash (i gjeni në markete)
- 300 gr niseshte
- 300 gr sheqer
- 500 ml ujë
- 100 gr gjalpë të freskët
Përgatitja
Hedhim në një tas masën e ujit dhe niseshtenë dhe i përziejmë mirë me njëra tjetrën derisa niseshteja të shkrihet plotësisht dhe të njëtrajtësohet me ujin.
Më pas, vendosni një tenxhere në zjarr.
Shtojmë gjalpin dhe sheqerin.
I trazojmë derisa sheqeri të shkrijë plotësisht dhe të marrë ngjyrë karamel dhe të forcohet pak.
Në këtë moment, shtoni ujin me niseshte dhe të përzjeni gjithë masën pa ndërprerje përmes një luge druri.
Nëse preferoni të shtoni të tjerë përbërës përveç atyre bazë, në momentin kur shtoni ujin me niseshtenë mund të shtoni gjithashtu edhe arra apo bjame të thërrmuara, apo përbërës të tjerë dhe vijoni të përzieni derisa masa të trashet ne formën klasike xhelatinoze të hasudes.
Sekreti i Hasudes qendron tek përzierja pa ndëprerje e gjithë masës që është në zjarr.
Më pas, lyeni një tepsi me pak vaj, shtroni tre peta një nga një duke i spërkatur me pak vaj, shtoni më pas të gjithë hasuden e përgatitur siç e keni të ngrohtë, dhe në fund shtroni tre petat e tjera një nga një duke i spërkatur sërish me disa pika vaj.
Futeni të piqet në furrë të parangrohur në temperaturë maksimale deri sa petët të marrin ngjyrën e artë të pjekjes.
Kur ta servirni, nëse dëshironi spërkateni me pak sheqer pluhur dhe kanellë për më shumë shije.