Hazard tërhiqet nga futbolli i luajtur
Eden Hazard është dorëzuar duke lajmëruar largimin nga nga futbolli i luajtur në moshën 32-vjeçare. Sulmuesi belg, i cili shkëlqeu me Çelsin, ka vendosur që të varë këpucët në gozhdë dhe të fokusohet te jeta e tij private.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Hazard, i cili prej kohësh ishte pa skuadër që pas ndërprerjes së kontratës nga Reali i Madridit. Shumë klube shfaqën interes për të, njëri prej tyre vetë Çelsi që kërkoi të rikthente legjendën belge në “Stamford Bridge”, aty ku mund të luante dhe krah sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Armando Broja.
Hazard ka luajtur mbi 700 ndeshje në karrierë, duke shënuar 211 gola dhe gjithashtu duke fituar 15 trofe, përfshirë një Ligë Kampionesh, dy Liga Europe dhe dy Premier Liga.