“HEC-i i Thirrës”- Merret e pandehur kompania, dyshohet se u falsifikuan firmat e banorëve

Kompania “Sang 1” Shpk  është marrë e pandehur për vepren penale “Falsifikim i Dokumenteve” dhe dosja është dërguar për gjykim në Gjykatën e Lezhës.

Sipas hetimeve ka rezultuar se konsultimi publik i cili shoqërohet me procesverbal ku nënshkruajnë banoret e zonës është falsifikuar.

Në gjykatë çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Edlira Çota dhe seanca e parë paraprake është caktuar me datë 9 maj.

Leja për ndërtimin e HEC-it në zonën e Thirrës në Mirditë është dhënë 20 qershor 2018 dhe projekti po zbatohet nga kompania “Sang 1” shpk. Beteja për këtë çështje vijon të jetë në dyert e gjykatave, por ende nuk ka një vendim të formës së prere, ndërsa deri më tani janë kryer mbi 70 përqind e punimeve.

Aktualisht punimet janë të pezulluara me vendim të Bashkisë Mirditë, pasi kompanisë i janë gjetur mangësi në dokumentacion.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.