Hedhja e mbeturinave nga makinat në rrugë, Kumbaro: Penalitete, pamje të shëmtuara dhe të rrezikshme

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro apeloi sot drejtuesit e automjeteve që të heqin dorë nga hedhja e mbeturinave në rrugë.

Kumbaro falënderoi Policinë e Shtetit që reagon menjëherë ndaj çdo denoncimi për ndotje mjedisore.

Ministrja iu referua rastit flagrant në Lushnjë, ku një drejtues automjeti u gjobit me 400 mijë lekë, pasi hodhi mbeturina në rrugë.

“E hodhe shishen nga makina? Ta gëzosh gjobën dhe me mend në kokë herë tjetër!
Faleminderit Policisë së Shtetit që reagon menjëherë ndaj çdo denoncimi për ndotje mjedisore, sepse s’mund të vazhdojmë më me këto pamje që përveçse të shëmtuara, janë edhe të rrezikshme”, u shpreh Kumbaro.

“400 mijë lekë gjobë për automjetin që hodhi plehra në rrugë dhe thirrje për të gjithë shoferët e pasagjerët që të heqin dorë nga vesi i hedhjes së plehrave nga xhami i makinës, se rrugët nuk janë të hasmit, por tonat”, përfundoi ministrja Kumbaro. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.