Categories: LajmeEkonomi

Hekurudha 700 mln euro Durrës-Prishtinë, shpallet fituesi për projektin dhe studimin e fizibilitetit

Dy kompani janë shpallur fituese për të bërë studimin e fizibilitetit dhe projektin për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë. Kompanitë brenda 14 muajsh duhet të identifikojnë gjatësinë e hekurudhës, vendet ku do të shtrihet si dhe të nxjerrin një analizë të kostove dhe përfitimeve.

Në vitin 2025, do të jetë gati projekti për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë. Ajo parashikohet të ketë një kosto 700 milionë euro, dhe do të financohet nga buxhetet e dy shteteve Shqipëri-Kosovë.

Këtë të mërkurë është shpallur fituesi i tenderit të hapur në korrik të këtij viti për bërjen e studimit të fizibilitetit dhe projekt-idenë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë. Mes 5 ofertave fituese është shpallur ajo e bashkimit të dy operatorëve “ILF Consulting Engineers Austria GmbH” – ABKONS SH.P.K. të cilët kanë ofruar 168.9 milionë lekë për të realizuar këtë projekt. Kompanitë do të kenë afat 14 muaj për të bërë studimin e fizibilitetit dhe për të ndërtuar projekt idenë e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Qëllimi i tenderit është kryerja e një studimi fizibiliteti të lidhjes së re hekurudhore Durrës-Prishtinë, ku kompanitë do të identifikojnë gjatësinë e hekurudhës, gjurmën ku do të kalojë përgjatë qyteteve, duke përfshirë planet për ndërtimin e urave, tuneleve, nën kalimeve apo mbikalimeve si dhe stacionet për pasagjerët përgjatë linjës së hekurudhës. Si dhe të bëjë të gjitha analizat mbi kostot e investimit, shpenzimet e funksionimit dhe mirëmbajtjes.

Pjesë e studimit të fizibilitetit do të jetë edhe situata gjeologjike e terrenit ku do të shtrihet hekurudha raporti topografik dhe ndikimi mjedisor. Në relacionin e tenderit thuhet se projekti ka si prioritet krijimin e një infrastrukture moderne hekurudhore për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të sigurta drejt krijimit të tregut të përbashkët hekurudhor.

Në buxhetin e vitit 2024 janë vënë në dispozicion të projektit të fizibilitetit për këtë hekurudhë 50 milionë lekë, ndërsa në buxhetin aktual shpenzimet e parashikuara janë 73 milionë lekë.

Ky projekt ambicioz është mbështetur nga të dyja qeveritë gjatë mbledhjeve të përbashkëta, dhe kanë shprehur domosdoshmërinë e lidhjes hekurudhore mes dy shteteve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Donald Trump president, ndikimet në ekonominë europiane

Politikanë dhe ekonomistë janë përpjekur që gjatë fushatës presidenciale amerikane të parashikojnë ndikimet e ardhjes…

3 hours ago

Basha takohet me Grenell para ceremonisë presidenciale së Trump

Gjatë një ceremonie të veçantë të organizuar përpara inaugurimit të Presidentit Donald Trump, një takim…

3 hours ago

Gati strategjia e hetimit të krimeve zgjedhore, Dumani: Publikohet brenda janarit

Teksa vendi është më pak se katër muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, krimet zgjedhore…

3 hours ago

Qepa dhe lakra e Drishtit – Banorët po përgatiten për punimin e tokave

Drishti në Bashkinë e Shkodrës  njihet për lakrën dhe qepën atutoktone që kultivohen për më…

4 hours ago

Qendra Komunitare e Shendetit Mendor – Preçi: Kërkojmë të jemi në katin  e parë në Poliklinikë

Qendra Komunitare Shendetit Mendor nuk ka pranuar të zhvendoset pranë poliklinikës së qytetit.  Pas rikontruksionit…

4 hours ago

Përroi i Vrakës vend depozitimi mbetjesh – Ndotja e përroit, sfidë e vazhdueshme për Bashkitë Shkodër dhë Malësi e Madhe

Nuk ka të ndalur depozitimi i mbetjeve të ndryshme në brigjet e përroi të Vrakës.…

4 hours ago

This website uses cookies.