Hekurudha ndikim në zhvillimin ekonomik / Liburn Aliu: “Kosovë- Shqipëri” projekt i rëndësishëm, po avancon çdo ditë e më shumë
Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, ka njoftuar se tashmë përfundimisht ka një dakordim të dyanshëm për trasenë se nga do të kalojë hekurudha që lidh Kosovën me Shqipërinë.
Në një prononcim për RTK, ministri i Infrastrukturës së Kosovës ,Aliu ,theksoi : “Hekurudha Prishtinë-Durrës, do të jetë një projekt tejet i rëndësishëm, që po avancon çdo ditë e më shumë.
Aliu u shpreh se prej vitesh ka ekziztuar një studim që traseja ku do të ndërtohet hekurudha është përmes luginës së Drinit.
Hekurudha që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, pritet të kalojë pjesërisht në gjurmën ku do të ndërtohet hekurudha Vorë-Hani i Hotit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se hekurudha Shqipëri-Kosovë do të kalojë nga Shkodra, Gjakova dhe në fund në Prishtinë.
Sipas tij, kjo është një zgjidhje shumë e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës.