Hekurudha Shqipëri – Kosovë nga Shkodra / Rama: Lidhja përmes Shkodrës po shikohet si zgjidhja më e mirë

edi ramammaaa
Në një konferencë për shtyp pas mbledhjes dy ditore të fillimvitit për prioritetet e 2024, që u mbajt në Lezhë, Rama u ndal tek projekti i hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën.
Rama tha se lidhja përmes Shkodrës po shikohet si zgjidhja më e mirë edhe nga pala e Kosovës.
Në lidhje me këtë investim ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili përmes rrjeteve sociale ka vlërsuar këtë vendim.
Përveçse një projekt strategjik i lidhjes së kombit, ka edhe një dimension jashtëzakonisht të rëndësishëm për Shkodrën, si qendër rajonale, shkruan Beci
Projekti krijon një nyje shumë të rëndësishme tregtare e logjistike pranë Shkodrës në kryqëzimin mes hekurudhave lidhëse të Shqipërisë me rajonin, Malin e Zi dhe Kosovën. Viti ku po hyjmë do të shënojë fillimin e punimeve për modernizimin e hekurudhës Vorë – Shkodër – Han i Hotit dhe hapjen e segmentit Thumanë – Kashar të Autostradës Adriatiko – Joniane.